Afati i janarit ka nisur kohë me parë.
Krzysztof Piatek është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, ndërsa Genoa e ka caktuar çmimin tashmë.
Skuadra italiane ka marrë ofertë nga Milani dhe Real Madrid, ndërsa kërkon 50 milionë euro nga shitja e polakut, përcjell lajmi.
Rosonerëy e duan Piatekun si zëvendësues të Gonzalo Higuain, që pritet të kalojë te Chelsea.
Nga ana tjetër, Real Madrid nuk beson më Karim Benzeman, andaj e dëshiron transferimin e polakut.
Madrilenët po i prijnë garës për transferimin e Piatek, pasi edhe lojtari e dëshiron transferimin në Santiago Bernabeu.