Real Madrid ia vë syrin yllit të Interit

10:12 | 21 Mars 2022

Real Madridi mbrëmë pësoi humbje të rëndë nga Barcelona.

Klubi madrilien ka shfaqur interesim për mesfushorin e Interit, Nicolo Barella.

‘Mbretërit’ po kërkojnë të sigurojnë repartin e mesfushës për të ardhmen.

Luka Modric dhe Toni Kroos po afrohen drejt fundit të karrierës dhe Real Madridi janë në kërkim të zëvendësuesve të tyre.

Si opsion kryesor është Barella, i cili po shkëlqen te Interi, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës spanjolle ‘El Nacional’, Ancelotti është admirues i mesfushorit.

Italiani në 27 ndeshje në Seria A, këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar nëntë asistime

Komento: