Real Madrid identifikon yllin e madh për në verë

16:59 | 29 Shkurt 2020

Real Madrid po planifikojnë të jenë shumë aktivë gjatë merkatos së verës.

Klubi ka vënë Erling Haaland si prioritetin e skuadrës.

‘Los Blancos’ duket se do të futen me të gjitha forcat në garën për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund.

‘Marca’ shkruan se Real Madrid kanë identifikuar Haaland si numrin një në listën e dëshirave për trasnferimet e verës, transmeton lajmi.

Real Madrid kanë raporte të mira me gjigantin gjerman, dhe kanë besimin se negociatat për 19 vjeçarin norvegjez do të shkojnë mirë, kur afati kalimtar të hapet.

Nëse Dortmund janë të hapur të shesin Haaland, madrilenët mund të lejojnë Achraf Hakimi të qëndrojë në Dortmund si transferim i përhershëm, pasi aktualisht luan si i huazuar.

‘Los Blancos’ janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e Timo ëerner të Leipzig, dhe për yllin e Inter, Lautaro Martinez, por Haaland është zgjedhja e parë.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do t’ia dalë t’i sigurojë shërbimet e lojtarit norvegjez, i cili po shkëlqen me Dortmund.

Komento: