Real Madrid – Inter, këto janë formacionet zyrtare

20:14 | 03 Nëntor 2020

Los Blancos e presin në Alfredo di Stefano të Madridit skuadrën e Interit.

Nga dy xhiro të zhvilluara, Real Madridi ende nuk ka fituar dhe këtë e dëshiron sonte që ta arrijë kundër kaltërzinjve të Milanos.

Zinedine Zidane tanimë ka një formacion me të kompletuar pasi që në formacion startues është kthyer Eden Hazard ku sot nga minuta e parë do të sulmojë në sulm bashkë me Benzema dhe Asensio.

Në anën tjetër, Interi sonte do të duhet që të luajë pa Romelo Lukaku, i cili po vuan nga një lëndim i lehtë muskulor.

Në vend të tij sonte në sulm do të luajë kroati Ivan Perisic dhe Lautaro Martinez.

Interi dhe Reali e kanë nisur keq aventurën në Ligën e Kampionëve. Reali ka barazuar dhe ka humbur në një ndeshje, derisa Interi ka barazuar në dy sosh.

Në këtë grup deri me tani prin Borussia Monchengladbach e cila pas 45 minutave lojë të luajtura sot është duke e mposhtur Shakhtar Donetsk që ka vendin e dytë. Në vendin e tretë është Inter me dy pikë kurse Real Madrid është i fundit me vetëm 4 pikë.

Real Madrid:

Inter:

Komento: