Real Madrid me fitore të vështirë ndaj Real Betis

00:13 | 27 September 2020

Vjen fitorja e parë për Real Madridin këtë sezon.

Real Madrid ka arritur fitore të vështirë por shumë të rëndësishme prej 2:3 në fushën e Real Betis, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në La Liga.

Skuadra e Zinedine Zidane ishte e para që kaloi në epërsi, duke shënuar nëpërmjet mesfushorit Federico Valverde në minutën e 14’.

Aissa Mandi në minutën e 35’ barazoi në 1:1, para se Ëillian Carvalho të kalonte për të parën herë në epërsi vendasit, kur shënoi në minutën e 37’.

Fillimi i pjesës së dytë solli barazimin, me Emerson që shënoi autogol.

Ishte pikërisht Emerson që në minutën e 68’ u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Real Betisin me një lojtar më pak.

Heroi i Real Madridit në këtë ndeshje doli të jetë Sergio Ramos, që shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 82’, për 2:3.

Komento: