Real Madrid po përgatit një shkëmbim të ‘çmendur’ me Dortmundin
Real Madrid është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e ri të Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland.
I riu norvegjez gjatë afatit kalimtar iu bashkua Dortmundit nga Salzburg, dhe ka arritur shumë mirë të ambientohet te skuadra gjermane.
Me 12 gola në 11 paraqitje, Haaland ka ngjallë menjëherë interesim të gjigantëve të Evropës, që po mendojnë transferimin e tij në afatin e radhës kalimtar.
AS shkruan se Real Madrid janë të interesuar në Haaland, dhe do t’i ofrojë Borussia Dortmundit sulmuesin serb, Luka Jovic, i cili dështoi në ‘Santiago Bernabeu’.
Jovic te Real Madrid u transferua verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt, për 60 milionë euro.