Gjiganti spanjoll Real Madridi ka një plan konkret për transferimin e yllit të Chelseas, Eden Hazardit.
Real Madridi e do yllin e Chelseat, Eden Hazard, por nuk është gati të paguajë shifrën e kërkuar nga klubi londinez.
Hazard është një objektiv i vjetër i klubit mbretëror, ndërsa edhe lojtari disa herë e ka thënë se e ka ëndërr të luaj te Real Madridi.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se klubi londinez tashmë i ka vendosur çmim yllit të tyre pasi nuk po arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Sipas mediumit francez Le10Sport, drejtuesit e Chelseat e vlerësojnë 150 milionë euro magjistarin belg.
Por, Blutë e Londrës mund të jenë të detyruar të heqin dorë në verë nga çmimi i kërkuar për sulmuesin Hazard.
Në rast se çmimi i Hazard bie në verë atëherë do të ketë një nxitje të madhe për planet e transferimit të Real Madridit.
Mbretërit do të ishin gati të paguajnë deri në 100 milionë euro në fund të sezonit, me kontratën e Hazardit që hyn në 12 muajt e fundit.
Hazard nuk ka bërë asnjë sekret të admirimit të tij për Real Madridin gjatë muajve të fundit dhe ka refuzuar disa zgjatje të kontratës nga Chelsea.