Real Madrid me super transferim nga Argjentina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Real Madrid me super transferim nga Argjentina

09:30 | 05 Janar 2019

Real Madrid pritet të forcohet shumë gjatë afatit të janarit.

Ekipi i Santiago Solarit është në kërkim të super talentit të River Plates, Exequiel Palacios.

Agjenti i lojtarit Renato Corsi, për gazetën e famshme spanjolle ‘Marca’ tha se ‘Los Blancos’ do të dërgojnë një ofertë formale për lojtarin 20 vjeçarin javën e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Përkundër që Real Madrid do të tentoj të blej në janar, lojtari nuk do të vij në Madrid deri në afatin kalimtarë veror.

“Drejtuesit e River Plates dhe Real Madrid u takuan në Abu Dhabi. Në ditët e ardhshme pritet të bëhet një ofertë formale dhe marrëveshja po avancon” , u shprehë agjenti Corsi.

Palacio luan në pozicionin e mesfushorit qendror dhe shquhet për aftësitë e mbajtjes së topit. Ai po ashtu ka arritur të debutoj në kombëtaren argjentinase.

Vitin e kaluar ai debutoj kundër Guatamalas dhe pati minuta në ndeshjen kundër Kolumbisë.

Komento: