Real Madrid merr lajmin ‘katastrofal’, lëndohet Hazard, ja sa kohë do të mungojë

15:19 | 16 Gusht 2019

Një lajm shumë i keq ka ardhur për skuadrën e Real Madridit.

Eden Hazard është i lënduar dhe do t’i mungojë Real Madridit në fillim të sezonit të ri në La Ligë.

Eden Hazard nuk do të udhëtojë në Vigo.

Përforcimi i madh i Real Madridit ka pësuar një lëndim, ka konfirmuar klubi nëpërmjet një komunikate.

Ylli belg ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë në ballafaqimin e xhiros së parë në La Ligë.

Po ashtu, në takimin me Celta Vigon do të mungojë edhe përforcimi tjetër, Mendy.

Mirëpo, lajmi edhe më i keq është se Hazard rrezikon të mungojë për tre deri në katër javë sepse bëhet fjalë për një dëmtim të përsëritur, e që mund të përkeqësohet në kontakt me top.

Komento: