Real Madrid merr vendim të papritur për Ronaldon

18:47 | 21 Korrik 2022

Real Madrid, raportohet se nuk ka ndërmend të tranferojë Cristiano Ronaldon gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Reprezentuesi portugez besohet të ketë informuar Manchester United se dëshiron të largohet nga klubi në tregun aktual, pasi ai është i vendosur të vazhdojë të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Ka pasur sugjerime se Real Madridi mund të përpiqet të ri-nënshkruajë portugezin, ndërsa Bayern Munich, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid janë vlerësuar të gjithë me një interes.

Megjithatë, Bayern, Chelsea dhe PSG dyshohet se kanë vendosur kundër një lëvizjeje gjatë verës, ndërsa sipas Marca, Real Madrid nuk do ta rikthejë 37-vjeçarin në Bernabeu në merkaton aktuale./ORAinfo/

Komento: