Real Madrid ka arritur marrëveshje me mesfushorin brazilian, Casemiro.
Mesfushori brazilian ka nënshkruar kontratë të re me “Los Blancos” deri në vitin 2023. Ai është pjesë e sukseseve të mëdha të Realit në vitet e fundit
Carlos Henrique Casemiro e ka vazhduar kontratën me Real Madridin.
Mesfushori brazilian ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë atë të lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2023.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell Express.
Negociatat kishin sjell fryt muaj më parë, por që nuk ishte publikuar ende marrëveshja.
Tash, Reali mund të jetë i qetë pasi 28 vjeçarin do ta ketë në dispozicion edhe tri sezone.
Përfaqësuesi brazilian ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm i Realit në vitet e fundit, duke kontribuuar në sukseset e njëpasnjëshme.