Real Madrid nënshkruan me yllin e madh

15:45 | 07 Nëntor 2023

Camavinga e vazhdon kontratën me Realin.

Eduardo Camavinga e ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

Palët kanë nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor të vitit 2029, njofton klubi spanjoll, përcjell Gazeta Express

Futbollisti francez kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2021 në moshën 18 vjeçare, ndërsa deri tash i ka fituar 6 trofe në dy sezonet e tij të para: 1 herë Ligën e Kampionëve, 1 herë Botërorin e Klubeve, 1 herë Superkupën e Evropës, 1 herë La Ligan, 1 herë Copa del Rey dhe 1 herë Superkupën e Spanjës.

Si 20 vjeçar, ai tashmë i ka zhvilluar 114 ndeshje me gjigantin spanjoll.

Ai ishte në listën e ngushtë për çmimin “Djaloshi i Artë” në vitet 2021 e 2022, si dhe për “Kopa Trophy” më 2022 e 2023.

Komento: