Real Madrid nuk e do më Balen

18:02 | 20 Shkurt 2019

Ylli i Real Madrid Gareth Bale mudn t’i ketë ditët e numëruara te gjiganti spanjoll.

Ai nuk ka arritur të gjejë foirmën e duhur pas largimit të Cristiano Ronaldos, dhe klubi si duket ka gjetur zëvendësuesin e Bale.

Aventura e Gareth Bale te Real Madrid mund të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Anësori uellsian po sheh largimin nga ‘Santiago Bernabeu’, me drejtuesit e ‘Los Blancos’ që janë të pakënaqur me paraqitjet e tij.

Ishte besuar shumë se me largimin e Cristiano Ronaldos, Gareth Bale do të kishte mundësi të shpërfaqte gjithë potencialin për të marrë udhëheqjen e ekipit, diçka që nuk po arrin ta bëjë deri në këtë pjesë të sezonit.

E gjitha kjo ka bërë që Real Madrid ta mendojë seriozisht shitjen e tij, dhe paratë e arkëtuara nga kjo shitje, të shfrytëzoheshin në tregun e transferimeve për afrimin e emrave të njohur.

Cak i Real Madridit mbetet Eden Hazard i Chelsea, i cili ende nuk ka vazhduar kontratën me ‘Blutë’ e Londrës’.

Vetë Hazard, jo pak herë e ka pranuar se ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin.

Komento: