Real Madrid nuk heq dorë nga Pogba, bën edhe këtë përpjekje

12:51 | 06 Gusht 2019

Pogba vazhdon të jetë synim i Real Madridit.

Real Madrid nuk është i vetëm në garë kundër kohës për të nënshkruar me Paul Pogban pasi Juventusi gjithashtu është i interesuar për francezin dhe duan të bëjnë një veprim menjëherë.

Ndërsa është e vërtetë që të dy klubet kanë kohë deri më 2 shtator për të gjeturr ndonjë mesfushor tjetër, mbyllja e dritares së transferimeve në Premierligë do bëhet më 8 gusht, çka rrit urgjencën e ndjekjes së tyre për mesfushorin e Manchester United.

United ka finalizuar nënshkrimin me Harry Maguire për 88 milionë euro këtë javë dhe ata po punojnë për të arritur një marrëveshje për Sergej Milinkovic-Savic gjatë kësaj merkatoje, përcjell lajmi.net.

Të dy ekipet, si Juventus ashe dhe Reali po përpiqen të gjejnë zgjidhje dhe pavarësisht se dëshirojnë francezin, nuk janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro që kërkojnë ‘Djajtë e Kuq’.

Si rezultat, dy gjigantët evropianë duan të përfshijnë futbollistë në marrëveshjet e tyre.

Sipas The Times, Los Blancos tashmë kanë ofruar 30 milionë euro dhe James Rodriguez, që u refuzua. Sidoqoftë, ka lojtarë të tjerë që konsiderohen si të disponueshëm, me Gareth Bale padyshim që kryeson atë listë pasi i dështoi kalimi në Kinë.

Komento: