Real Madrid nuk ia shet Ajaxit as lojtarin e dështuar

21:15 | 25 Prill 2019

Në vitin 2014 Los Blancos arriti të “rrëmbejë” talentin premtues.

Rendimenti i mirë i Martin Odegaard me fanellën e Vitesse ka tërhequr vëmendjen e Ajax, i gatshëm të investojë edhe me një shifër të rëndësishme për të blerë djaloshin në pronësi të Real Madrid.

Futbollisti norvegjez, bazuar në kontratën aktuale, do të rikeheht te Los Blancos në fund të këtij sezoni, për tu dhënë sërish në huazim. Në fakt spanjollët nuk duket të kenë për qëllim marrjen në konsideratë të idesë së një shitje përfundimtare për të shpëtuar atë investim prej 3,5 milioni.

Në vitin 2014 Los Blancos arriti të “rrëmbejë” talentin premtues nga të interesuarit dhe konkurentët Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool.

Në Madrid vazhdojnë të shpresojnë që Odegaard të shpërthejë dhe të shndërrohet në një protagonist në të ardhmen. Përmirësimet janë të dukshme dhe për këtë motiv në verë nuk do të lëvizë, përveçse në huazim.

Komento: