Real Madrid po e bën blerjen e vitit ofron 130 milionë euro, plus Balen dhe Iscon për yllin e madh

11:38 | 20 June 2019

Po vjen blerja e vitit, Reali ofron 130 milionë euro, plus Balen dhe Iscon për të transferuar Neymarin.

Real Madrid po kërkon të bëjë surprizën e madhe të merkatos.

Florentino Perez deri tani ka shpenzuar plot 300 milion euro me afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Joviç, Hazard, Mendy por presidenti i klubit mbretëror nuk do të ndalen me kaq, shkruan SYRI net.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Reali i Madridit do të tentojë sërish të transferojë Neymarin për të cilin po bëhet plani i madh.

Bëhet me dije se Perez është gati të japë 130 milionë euro plus Gareth Balen dhe James Rodriguez, për të arritur te ylli i PSG-së.

“Los Blancos” duket se ka marrë vrull dhe nuk i mjaftojnë pesë blerjet, por do tentojë “goditjen” më të bujshme të merkatos verore.

Kujtojmë që ditën e djeshme në media doli lajmi se Neymar i kishte kërkuar largimin presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Komento: