Real Madridit duket se do t’i bashkohet portieri i PSG-së.
Alphonse Areola pritet t’i bashkohet Real Madridit në formë huazimi për një vit nga Paris Saint-Germaini.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “RMC Sport”.
26 vjeçari pritet të largohet përkohësisht nga klubi i tij i fëmijërisë dhe largimi i tij nënkupton se Keylor Navas do të shkojë në drejtim të kundërt.
Portieri nga Kosta Rika nuk është i kënaqur me faktin se ka përfunduar në bankinë tek “Los Blancos”, prandaj mund të transferohet në Paris për të mbrojtur rregullisht.
Nga ana e tij, Areola do të luftojë me Thibaut Courtois për pozitën e titullarit në kryeqytetin spanjoll.