Christian Eriksen, lojtar i skuadrës së Tottenhamit është bërë shumë i kërkuar.
Tottenham Hotspur kanë vendosur një çmim për yllin.
Real Madrid dhe Barcelona kanë kërkuar shërbimet e yllit danez për një kohë të gjatë. Së fundmi, Barca ka hequr dorë nga lojtari.
Skuadra më e madhe në Madrid mbetet akoma në garë për lojtarin, dhe tashmë ata kanë mësuar çmimin e tij.
Tottenham kërkojnë 200 milionë funte për të liruar reprezentuesin e Daniamarkës, që do të ishte një rekord botëror.
Përkundër dëshirës së madhe për të pasur lojtarin, kjo shifër mund ta ndalojë Real Madridin që të marrë hapa të mëtutjeshëm.
Eriksen konsiderohet si një nga organizatorët më të mirë në Evropë, megjithatë, 200 milionë funte mund të jenë të ekzagjeruara.