Real Madrid po përjeton makth në “Bernabeu”, Vinicius lë fushën në lot

21:48 | 05 Mars 2019

Për herë të parë në histori Real Madrid ka pësuar dy gola në 18 minutat e parë.

Real Madrid po përjeton një makth të vërtetë në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Ajax-it.

Përveç disavantazhit prej dy golash, skuadra e Solari-t ka humbur edhe Vazquez me Vinicius Junior për shkak dëmtimesh, me brazilianin që ka lënë fushën në lot.

Holandezët po përmbysin humbjen 2-1 të pësuar në shtëpi dhe, nëse rezultati nuk ndryshon, do të kualifikohen në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Për herë të parë në histori Real Madrid ka pësuar dy gola në 18 minutat e para të një ndeshjeje të Champions League të luajtur në “Bernabeu”.

Komento: