Real Madrid po transferon yllin që po e duan të gjithë

18:50 | 10 Tetor 2019

Real Madrid po planifikon të transferojë yllin nga Premierliga.

Klubi është duke u munduar ta transferojë mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen gjatë afatit të janarit.

Eriksen ka kërkuar largimin gjatë afatit veror, por klubi spanjoll nuk ka bërë ndonjë ofertë.

Në fund të sezonit danezi do të bëhet lojtar i lirë, por “Los Blancos”, nuk dëshirojnë ta rrezikojnë lojtarin.

Sipas mediave spanjolle Reali dëshiron ta transferojë Eriksen gjatë afatit dimëror dhe gjiganti anglez pritet të pranojë ofertën pasi rrezikon ta humbas lojtarin pa përfituar ndonjë gjë.

Komento: