Real Madrid po bëhet gati për të zyrtarizuar dy transferimet më të mëndha në këto vitet e fundit.
‘Los Blancos’ pritet të jenë skuadër shumë aktive këtë afat kalimtar, ku tashmë kanë transferuar Eder Militaon nga Porto dhe Luka Joviq nga Eintracht Frankfurt.
Dy prurjet e reja, por shumë të rëndësishme për Real Madridin do të vijnë nga Premierliga.
‘El Chiringuito’ raporton se Real Madrid po përgatitet të njoftojë prezantimet më të mëdha të viteve të fundit.
Tutje vazhdohet se bëhet fjalë për Eden Hazard dhe Christian Eriksen, që do të largohen nga Chelsea, respektivisht Tottenham, për t’iu bashkuar Zinedine Zidanes te Real Madrid./Lajmi/