Eden Hazardit do t’i kërkohet shkëputja e kontratës.
Afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i ngarkuar për Real Madridin.
Jo më pak se gjashtë lojtarëve të ekipit të parë pritet t’u tregohet dera e largimit nga presidenti i klubit, Florentino Perez, pasi po ai kërkon të freskojë ekipin për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Një nga ata që mund të largohet është Eden Hazard. Ish-reprezentuesi belg konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror kur u bashkua nga Chelsea në vitin 2019, por periudha e tij në Madrid ka qenë larg nga ajo që e kishte në “Stamford Bridge”.
Hazard ka bërë vetëm tre paraqitje në La Liga këtë sezon, me të fundit në shtator. Ai konsiderohet i tepërt ndaj kërkesave nga Ancelotti, dhe është raportuar se bisedimet për të ardhmen e tij priten të nisin së shpejti.
Sipas “Fichajes”, 32-vjeçari do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu” në verë, pasi Perez thuhet se do të diskutojë një ndërprerje të kontratës me marrëveshje të dyanshme me të, në takimin e tyre të ardhshëm.
Eden Hazard me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.