
Skuadra e Realit ka shënuar fitore.
Real Madrid ka mposhtur Osasunën dhe ka marrë kreun në renditjen tabelare në La Liga.
Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2:0 Osasunën në ‘Santiago Bernabeu’ në ndeshjen e javës së gjashtë në La Liga.
Vinicius Junior në minutën e 36’, kaloi në epërsi prej 1:0 Real Madridin, shkruan lajmi.net.
‘Los Blancos’ vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë.
I inkuadruari në minutën e 71’, Rodrigo, iu deshën vetëm një minutë lojë në fushë, për të gjetur golin e dytë për Real Madridin në këtë ndeshje, për 2:0.
Kjo fitore dërgon Real Madridin në vendin e parë në La Liga me 14 pikë, duke lënë pas Atletico Madridin, Athletico Bilbaon, Granadan dhe Barcelonën.