Real Madrid synon transferimin e ‘bomberit’ brazilian

14:17 | 14 Shkurt 2023

Reali interesohet për Richarlisonin

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, brazilianin Richarlison. “Marca” raporton të martën se Reali po bën gati ofertën për transferimin e 25-vjeçarit në verë.

Richarlison po shihet te Reali si pasardhës i francezit Karim Benzema, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro.

Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Tottenhamit nga Evertoni, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për skuadrën e Watfordit.

Richarlison ka dy gola e tri asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Po ashtu, Richarlison është edhe reprezentues i Brazilit.

Komento: