Real Madrid tregon arsyen e largimit të Zidane nga stërvitjet

20:35 | 13 Korrik 2019

Zinedine Zidane është larduar nga stërvitjet e skuadrës sot.

Skuadra e Real Madrid ka zbuluar arsyen e largimit të Zinedine Zidane nga stërvitja e skuadrës.

Vëllai i trajnerit francez ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare pas një sëmundje që e përcolli gjatë, përcjell lajmi.

Zidane u largua nga kampi stërvitor i Real Madrid në Montreal gjatë së premtes, për arsye personale.

Real Madrid ka njoftuar se mungesa e Zidane erdhi si pasojë e vdekjes së vëllait të tij.

Nuk dihet se sa kohë do të mungojë trajneri për skuadrën e tij.

Skuadra e Real Madrid mbajti një minutë heshtje para stërvitjes të së shtunës, pasi kuptuar për vdekjen e Farid Zidane.

Komento: