Real Madrid tregon çmimin e James Rodriguez

20:10 | 18 Korrik 2019

Reali ka treguar çmimin e James Rodriguez.

James Rodriguez nuk ka të ardhme te Real Madrid.

Ylli kolumbian pas dy sezonesh të kaluara te Bayern Munich, është rikthyer te Real Madrid, por duket se nuk do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’.

27 vjeçari është në listën e shumë lojtarëve që duhet të kërkojnë skuadra të reja, pasi Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e tyre.

Skuadra italiane, Napoli, vazhdon të insistojë për James Rodriguez, po vazhdon të has në vështirësi te Real Madrid, që i ka vendosur një çmim tashmë kolumbianit.

Ditëve të fundit, interesimi për James është rritur, me Atletico Madrid që po ashtu po kërkon transferimin e tij.

Si Napoli, ashtu edhe Atletico Madrid, por edhe të gjitha skuadrat tjera që dëshirojnë transferimin e James, duhet t’i paguajnë Real Madridit 50 milionë euro.

Komento: