Real Madrid vë në shënjestër yllin e Tottenham

19:06 | 10 April 2020

Real Madrid po synojnë ta përforcojnë fazën e sulmit gjatë merkatos së verës.

‘Los Blancos’ do të synojnë që të përforcojnë fazën e sulmit dhe tashmë ka disa emra që përmenden si opsione. ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Real Madrid kanë përfshirë Harry Kane në listën e dëshirave për merkaton e verës, transmeton lajmi.

Prioritet për madrilenët vazhdon të jetë Erling Haaland, por ‘Los Blancos’ e dinë se Borussia Dortmund nuk do të jenë të gatshëm ta shesin lojtarin, pasi ai u transferua aty në janar.

Por, as sigurimi i shërbimeve të Kane nuk do të jetë i lehtë, pasi shefi i Tottenham, Daniel Levy është një negociues i vështirë.

Kane ka kontratë me Tottenham Hotspur deri në vitin 2024, kontratë që vështirë se do të prishet nga Real Madrid. /Lajmi.net/

Komento: