Real Madrid veç barazim ndaj Sociedadit

23:30 | 29 Janar 2023

Real Madridi ndalet në Bernabeu nga Sociedadi.

Real Madridi ka barazuar pa gola me Real Sociedadin në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Ishte minuta e 15-të e takimit, kur Vinicius Junior lëshoi një mundësi të artë shënimi.

Los Blancos vazhduan me dominim edhe për pjesën e parë, por nuk ishin konkret para porte.

Në 45 minutat e dytë, Sociedadi u tregua edhe më i ashpër, duke qenë edhe më vigjilent në fazën defanzive.

Edhe pse në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast serioz, dy skuadrat tentuan deri në fund të largoheshin me tri pikë.

Mirëpo, në fund – Real Madridi e Sociedadi u ndanin me nga një pikë, duke shkaktuar zhgënjim te madrilenët në garën për titull.

Pas javës së 20-të, Real Madridi është në vendin e dytë me 42 pikë, pesë më pak se Barcelona, ndërsa në xhiron e 21-të do të përballen me Valencian.

Komento: