Mbappe ka zhgënjyer skuadrën e Real Madridit.
Kylian Mbappe është i vendosur të zgjas qëndrimin në Francë te PSG.
Fituesi i Kupës së Botës është i hapur për idenë e nënshkrimit të një kontrate të re me PSG, në të cilën kërkon të përfshihet edhe një klauzolë që do t’i lejonte largimin për një shumë të caktuar.
Kjo klauzolë do t’i shërbejë për t’u siguruar se ai mund të bëj një kalim të gjigantët e La Ligas, ose në një super fuqi tjetër evropiane, nëse ai zgjedh të ardhmen.
Marrëveshja e tanishme e Mbappe me kampionët e Ligue 1 skadon në vitin 2022, por një kontratë e re me përfshirjen e kësaj klauzole po shihet si e dëmshme për Madridin, që do të humbiste mundësinë për të nënshkruar me të këtë verë për një çmim më të ulët.
Mbappe te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Monaco.