Real Madrid zyrtarizon transferimin e ri

17:32 | 02 Shtator 2019

Real Madrid përforcon portën.

Është zyrtarizuar kalimi i Alphonse Areola tek Real Madrid.

Edhe pse skuadra akoma nuk ka bërë njoftimin për zyrtarizimin e lojtarit, ‘Marca’ shkruan se portieri është futur në regjistrin e lojtarëve të La Liga, transmeton lajmi.

Francezi ka kaluar testet mjekësore me ‘Los Blancos’ gjatë vikendit të kaluar dhe do të jetë në ‘Santiago Bernabeu’ në formë huazimi.

Keylor Navas pritet të zyrtarizohet tek PSG në orët/minutat e ardhshme.

Komento: