Real Madridi bën gati planin për ta transferuar yllin e madh

15:03 | 20 Qershor 2019

Duket se Kylian Mbappe është vënë në radarin e klubit spanjoll, Real Madrid

Strategjia e Real Madridit është e qartë: të sigurohet që Kylian Mbappe nuk e rinovon kontratën e tij me Paris Saint-Germainit. Yllit francez do t’i kërkohet verën e vitit 2020 që ta kërkojë largimin nga PSG-ja.

Florentino Perez ka vendosur se ka ardhur koha për ta kthyer modelin e vjetër për transferime gjatë afatit kalimtar. Real Madridi do ta transferojë nga një “galactico” çdo vit. Këtë gjë, Perezi e pranoi para gazetarëve gjatë prezantimit të Eden Hazardit, transmeton Express.

Ylli belg, i cili u transferua në Santiago Bernabeu nga Chelsea për 100 milionë euro, është vetëm një pjesë e asaj që i pret tifozët e “Los Blancos”, pasi që AS raporton se klubi madrilen dëshiron ta blejë Mbappen verën tjetër.

Deri në afatin kalimtar të verës së vitit 2021, Real Madridi do të tentojë ta bindë Mbappen të mos nënshkruajë kontratë të re me PSG-në, në mënyrë që ta ketë më të lehtë t’i sigurojë shërbimet e tij për sezonin 2020/21.

PSG-ja do të tentojë t’i rezistojë këtij qëllimi të Real Madridit, pasi që edhe presidenti Nasser Al-Khelaifi e ka bërë të qartë këtë verë se nuk do ta lejojë shitjen e francezit, i cili do të mundë të bëhet ylli i skuadrës, veçanërisht nëse largohet Neymari.

Për Neymarin besohet se do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë dhe për të tashmë kanë bërë oferta dy gjigantët e Spanjës, Barcelona dhe Real Madridi, por edhe klube të tjera të Evropës janë të interesuar.

Komento: