Real Madridi dhe Barcelona i publikojnë listat me lojtarët e ftuar për ‘El Clascio’

18:38 | 23 Tetor 2021

Reali dhe Barca kanë publikuar listën e të ftuarve për ‘El Classico’.

Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë derbin e “El Classicos” gjatë ditës së nesërme (e dielë), në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

Skuadra e Real Madridit tani ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për këtë përballje.

Lajm i mirë për madrilenët është se Karim Benzema është riaftësuar plotësisht dhe do jetë nga minuta e parë në El Clasico, ka theksuar Goal.

Ndërkohë skuadra kundërshtare e madrilenëve, Barcelona kishin publikuar listën e 23 të ftuarve disa orë më parë.

Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:15 në stadiumin “Camp Nou”.

Komento: