Real Madridi do të bëjë një super-transferim, është ylli i Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Real Madridi do të bëjë një super-transferim, është ylli i Juventusit

18:22 | 30 Janar 2019

Real Madridi duket se është duke përgatitur një super-transferim.

Kjo skuadër është duke shpresuar që ta transferojë Joao Cancelon nga Juventusi.

Mbrojtësi portugez është duke shkëlqyer te skuadra torinase, andaj madrilenët janë duke tentuar ta transferojnë atë qysh në këtë afat.

Real Madrid e di se do të jetë tejet e vështirë ta transferojë Cancelon nga Juventusi, pasi këta të fundit nuk e duan ta shesin atë.

Florentino Perez është duke tentuar ta bind portugezin që të kalojë në Santiago Bernabeu, duke i ofruar një kontratë joshëse.

Presidenti i Real Madridit ka filluar bisedimet me agjentin e Cancelos, ndërsa Juventus mund t’i padisë ata për kontakte të fshehura.

Komento: