Real Madridi e gjen njeriu që do ta bind Mbappen të kalojë në Spanjë

15:43 | 29 Maj 2021

Skuadra e Real Madridid po mendon për ndryshime në klub.

Pas ndryshimit të trajnerit, tani edhe Drejtori sportiv do të ndryshohet.

Sipas “Goal.com”, “Los Blancos” kërkojnë Luis Campos si Drejtorin e ri sportiv.

Campos ishte njëherësh analist i taktikave dhe skaut në kohën kur Jose Murinho drejtonte Real Madridin, bisedimet me të kanë vazhduar që dy muaj.

Arsyeja e emërimit të Campos, i i cili ishte Drejtor sportiv në Lille është suksesi i tij në Francë, ai ishte edhe në Monaco në periudhën kur klubi fitoi Ligën dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Marrëdhënia e tij e mirë me Kilyan Mbappen është e ditur, dhe Campos mund të jetë një figurë e rëndësishme për sjelljen e francezit në “Santiago Bernabeu”.

Komento: