Real Madridi ia ka vënë syrin Federico Chiesas.
“Los Blancos” do të mundohen ta përforcojnë repartin ofanziv gjatë verës që vjen.
Trajneri Carlo Ancelotti e pëlqen tej mase përfaqësuesin italian, njofton mediumi spanjoll “Fichajes”.
Prandaj, mbretërit e Spanjës do t’ia mësojnë ish-futbollistit të Fiorentinës, i cili gjatë vitit 2022 u përball me një lëndim të rëndë.
Fakti që Juventusi u dënua me 15 pikë dhe që mund të përjashtohet nga garat evropiane, mund ta shtyjnë Chiesan ta kërkojë një klub të ri.
Dhe, një opsion si ai i “Santiago Bernabeut” do të ishte i parefuzueshëm nga ana e futbollistit kualitativ.
Chiesa është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin italian, ndërsa i ndihmoi “Azzurri” që ta fitonin Evropianin 2020.