Real Madridi gabon në minutat e fundit.
Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Gironas, në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa u desh të pritej minuta e 70-të, shkruan Express.
Ishte Vinicius Junior i cili realizoi pas një asisti nga Federico Valverde.
Por, veterani Christian Stuani realizoi nga penalltia në minutën e 80-të për t’ia nxjerrë ekipit të tij një pikë tejet të vlefshme.
Me këtë barazim, Real Madridi mbetet i pari në tabelë me 32 pikë, një më shume se Barcelona.
Në anën tjetër, Girona gjendet në vendin e 16-të me 10 pikë të tubuara.