Real Madridi heq dorë nga transferimi i yllit të madh

17:10 | 26 Qershor 2021

Real Madridi tërhiqet nga gara për Mbappen.

“Galaktikët” nuk kanë fonde të mjaftueshme për ta transferuar yllin francez.

Gjiganti spanjoll Real Madridi është tërhequr nga gara për të siguruar këtë verë shërbimet e sulmuesit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, raporton “Cadena Ser”.

PSG pritet që t’i propozojë një kontratë të re, me pagë më të mirë yllit francez, ku ajo aktuale e tij do të skadojë në vitin 2022.

“Galaktikët” janë të vëmendshëm për faktin që nuk mund të shtyhen financiarisht me klubin e PSG, dhe për këtë afat të transferimeve në verë, nuk do të bëjnë lëvizje për Mbappen.

E ardhmja e 22 vjeçarit në Francë ende mbetet e paqartë, pasi bisedimet për renovimin e kontratës tek PSG janë ndalur, ku përveç interesimit të Real Madridit, edhe gjiganti anglez Liverpooli ka shprehur interesim serioz në Mbappen.

Komento: