Reali i gatshëm t’i paguajë milionat për Kilian Mbappe.
Real Madridi është i gatshëm që t’i paguajë 200 milionë euro për Kylian Mbappenë, sipas L’Equipe.
Ata janë të vullnetshëm për ta paguar këtë shumë pavarësisht se francezi e ka vetëm edhe një vit kontratën me Paris Saint-Germainin.
Mbretërit duken ta kenë lënë pas pezmin e verës së kaluar kur dështuan ta marrin Mbappenë i cili kishte zgjedhur Paris Saint-Germainin.