Real Madridi i gatshëm t’i ofrojë Bayernit dy yje në marrëveshjen rekord për transferimin e Olise

16:34 | 20 Qershor 2026

Real Madridi po përgatit një operacion ambicioz për transferimin e Michael Olise, një marrëveshje që mund të përfshijë edhe largimin e dy yjeve të skuadrës drejt Bayern Munichut.

Edhe pse afati kalimtar për klubet e La Ligës hapet më 1 korrik, gjiganti spanjoll ka qenë jashtëzakonisht aktiv në treg.

Deri më tani, Real Madridi ka siguruar tre emra të mëdhenj nga Liga Premier, me Bernardo Silvën e Manchester Cityt dhe mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, që pritet t’i bashkohen klubit si lojtarë të lirë në javët e ardhshme.

Po ashtu, klubi madrilen ka zyrtarizuar edhe transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella, për 60 milionë euro, me një kontratë gjashtëvjeçare.

Megjithatë, Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së Aurelien Tchouamenit ose Eduardo Camavingas në negociatat për Michael Olise.

Real Madridi fillon operacionin “fshesa” – njëri nga këta dy yje rrezikon seriozisht largimin nga klubi

Raporti thekson se çdo marrëveshje që do të përfshinte njërin nga mesfushorët francezë do të zhvillohej veçmas nga transferimi i Olise në “Santiago Bernabeu”.

Në varësi të strukturës së operacionit, Real Madridi mund të ofrojë mes 100 dhe 130 milionë euro për yllin e Bayern Munichut, ndërsa paralelisht mund të negociojë edhe shitjen e njërit prej mesfushorëve të tij.

Edhe pse një transferim i tillë mund të duket shumë ambicioz, raporti pretendon se admirimi i kahershëm i Bayern Munichut për Tchouamenin dhe Camavingan e bën skenarin të realizueshëm.

Më tej thuhet se kampioni gjerman ka shqyrtuar edhe më parë mundësinë e transferimit të të dy lojtarëve, një fakt që Real Madridi mund ta shfrytëzojë si avantazh në negociatat për Michael Olise.

Komento: