Real Madridi i ofron kontratë të re lojtarit shumë të njohur.
Real Madridi raportohet se i ka ofruar kontratë të re Dani Ceballosit.
Kontrata e mesfushorit spanjoll skadon në fund të sezonit, por ai pritet të mbetet edhe për më gjatë në “Santiago Bernabeu”.
Ceballos ka fituar besimin e Carlo Ancelottit, i cili besohet se është i lumtur që e ka atë në skuadër.
Sipas “AS”, kontrata që Real Madridi ia ka ofruar 26-vjeçarit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Kësisoj, Dani Ceballos mund të shfrytëzojë në vazhdim faktin që dyshja e mesfushës, Luka Modric dhe Toni Kroos, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre.