
Konfirmohet nga Reali, sulmuesi pëson lëndim para ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbach.
Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Luka Jovic.
Serbi që është shëruar nga COVID-19 pritej të rikthehej në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach, por është lënduar prapë.
Këtë e konfirmoi gjiganti spanjoll përmes një komunikate.
“Pas provave të kryera Luka Jovic u diagnostikua me probleme në muskujt e këmbës së djathtë”, shkruhej në komunikatë.
