Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit spanjoll

13:48 | 17 Maj 2025

Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e shtunë) transferimin e mbrojtësit spanjoll, Dean Huijsen, nga Bournemouthi.

Ende pa përfunduar sezoni 2024/25 dhe pa filluar mirë afati kalimtar i verës, Los Blancos kanë konfirmuar transferimin e parë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e talentuar spanjoll, Huijsen, i cili ka shkëlqyer së fundmi në Ligën Premier me skuadrën e Bournemouth.

Është vet klubi mbretëror, i cili ka njoftuar marrëveshjen mes klubeve dhe lojtarit me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare.

Komento: