Real Madridi trondit Barcelonën, arrin marrëveshje me Interin për transferimin e Lautaro Martinezit.
Real Madridi thuhet se e ka tronditur Barcelonën duke rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 100 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas kishte qenë shënjestër e Barçës për më shumë se një vit, por të dy klubet dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi tarifën e transferimit.
Bursa për studentët nga Kosova nga Kolegji CITY për Bachelor, Master, ekzekutiv MBA
Tani sipas mediumit italian SportMediaset, Real Madridi ka pasur sukses atje ku Blaugranët dështuan, duke bërë një ofertë me vlerë 100 milionë euro.
Në të vërtetë, marrëveshja thuhet se përfshin para kesh dhe shërbime të një futbollisti.
Mbretërit do ta japin afër 50-60 milionë euro plus shërbimet e Achraf Hakimi, i cili bëri transferimin në Giuseppe Meazza për 40 milionë euro këtë verë.
Përveç kësaj, klubi mbretëror është gati t’i ofrojë edhe shërbimet e sulmuesit Luka Jovic si huazim.
Me paratë e fituara, Interi do t’i shfrytëzonte për të sjellë mesfushorin e parë të Antonio Conte, N’Golo Kante, nga Chelsea për 50 milionë euro.
I njëjti burim madje sugjeron që Real Madridi ka rënë dakord për kushtet personale me Lautaron, i cili do të fitonte tetë milion euro në sezon.
Kjo kontratë është dy milion euro më pak sesa Barcelona i kishte ofruar atij, por gjithsesi një përmirësim i madh në krahasim me pesë milion eurot e propozuara nga Interi për një zgjatje të kontratës.