Real Madridi me këto tri transferime mendon të pushtojë sërish botën e futbollit

11:53 | 07 Nëntor 2020

‘Epoka e Re’ – Real Madridi me tri transferime mendon të pushtojë sërish botën e futbollit.

Real Madridi është duke menduar që të bëjë disa transferime të mëdha me të përfunduar ky edicion.

Los Blancos po projektojnë tri transferime të mëdha, me të cilat marrëveshja mund të arrihet në afatin kalimtar të janarit, përcjell Telegrafi.

Tashmë nuk është një fshehtësi se Kylian Mbappe nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain dhe dëshira e tij është që të kalojë në Santiago Bernabeu.

Pas francezit, në listën e transferimeve të Real Madridit është edhe Erling Haland që aktualisht ka një klauyolë prej 70 milionë euro që të largohet nga Borussia Dortmundi.

I treti në listë është Eduardo Camavinga i Rennes, që po ashtu është i gatshëm që të kalojë në Santiago Bernabeu.

Në këtë verë që shkoi, klubi mbretëror nuk shpenzoi asnjë cent për transferime, duke shitur vetëm lojtarë, e që të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe në janar.

Komento: