Real Madridi me ofertë ‘marramendëse’ për yllin e Napolit

19:44 | 26 Shkurt 2020

Real Madridi e dëshiron lojtarin e Napolit.

“Los Blancos” e kanë përgatitur një ofertë të majme për verën që vjen për mesfushorin kualitativ të Napolit

Real Madridi është mjaft i interesuar për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

“Los Blancos” madje thuhet se e kanë bërë gati një ofertë të majme për futbollistin kualitativ.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Mbretërit janë të gatshëm t’i paguajnë 70 milionë euro për futbollistin spanjoll.

Interesim për 23 vjeçarin ndërkohë kanë shfaqur edhe Manchester City dhe Barcelona.

Ruiz ka kontribuuar me dy gola dhe dy asistime për Napolin në Serie A këtë sezon.

Ai është njëri prej mesfushorëve më kualitativë në Evropë sot.

Komento: