Real Madridi me ofertë të ‘ҫmendur’ për Neymarin

20:16 | 07 Gusht 2019

Skuadra e Real Madridit ka bërë edhe një ofertë për Neymarin.

Edhe pse e dëshiron Barcelonën, Neymar mund të vesh fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes katalunase Sport, Real Madridi i ka ofruar 120 milionë euro plus mesfushorin Luka Modric për të siguruar transferin e yllit të PSG-së Neymar.

Barcelona, ende nuk i ka shuar shpresat për brazilianin, por ata fillimisht duhet ta shesin Philippe Coutinhon para se ta kërkojnë ish yllin e tyre.

Por, duket se presindenti i Madridit, Florentino Perez ka bërë një hap para për t’ia marrë nga dora lojtarin rivalëve të tyre me të mëdhenj.

Komento: