Real Madridi merr vendim për Luka Modricin

20:36 | 13 Nëntor 2020

Skuadra e Real Madridit tashmë ka marrë vendim për lojtarin e njohur, Modricin.

Real Madridi është duke përgatitur ofertën e re për mesfushorin Luka Modric.

Sipas AranchaMobile, “Los Blancos” do t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare kroatit.

Për këtë kontratë është i hapur edhe 35-vjeçari që shpesh herë ka pranuar se shpreson të pensionohet në “Santiago Bernabeu”.

Modric pavarësisht moshës në disa raste ka qenë çelësi për skuadrën e Zinedine Zidane dhe kjo ka bindur klubin madrilen të përgatit kontratën e re.

Në rast se Modric nuk rinovon me “Mbretërit”, atëherë ekziston mundësia të kaloi në MLS, ngase kërkohet nga Inter Miami i David Beckhamit.

Komento: