Reali nuk është i shqetësuar sepse s’ka për çfarë të luftojë.
Lucas Vasquez dhe Dani Carvajal, janë lojtarët e radhës që do të mungojnë për një kohë të gjatë.
Pas Vinicius Junior, që u lëndua rëndë në Champions League kundër Ajaxit, në po të njëjtën ndeshje, janë dëmtuar edhe Lucas Vasquez e Dani Carvajal, raporton Gazeta Express.
Vasquez lëshoi fushën e lojës në pjesën e parë, kurse Carvajal luajti gjithë ndeshjen, por duket ta ketë bërë me dhimbje, sepse Reali ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë ka probleme muskulore.
Për shkak të këtyre problemeve muskulore, Vasquez dhe Carvajal do të mbesin jashtë fushave për së paku një muaj.
Megjithatë, Reali nuk është i shqetësuar sepse s’ka për çfarë të luftojë sepse sezoni i Realit duket të ketë mbaruar para kohe, janë eliminuar nga Kupa e Championsi dhe janë 12 pikë prapa Barcelonës.