Skuadra e Real Madridit nuk do t’i zhvillojë ndeshjet në “Santiago Bernabeu”.
Real Madrid do të rimbursojë ose kompensojë ata që kanë blerë bileta për në “Stantiago Bernabeu”, teksa kanë mbetur 6 ndeshje për t’u zhvilluar në shtëpi të sezonit 2019-2020.
Klubi madrilen konfirmoi vendimin për të organizuar pjesën e mbetur të ndeshjeve pa tifozë në kompleksin e stërvitjes “Valdebebas” në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Është parashikuar që ndeshjet në shtëpi do të organizohen në qendrën e trajnimit, të paktën deri sa qeveria spanjolle të japë leje për ngjarje publike me pjesëmarrje të lartë.
Aktualisht klubi parashikon që të mos kthehen në “Bernabeu” deri në janar të vitit të ardhshëm.
Real Madridi ka gjashtë ndeshje në shtëpi në La Liga për të përfunduar sezonin, kundër Eibar, Valencia, Mallorca, Getafe, Alaves dhe Villarreal.Të gjitha këto do të luhen në “Valdebebas”, nëse rifillon edicioni.