Real Madridi mbetet i hapur për transferimin e Erling Haaland, me raportimet që thonë se një tentim transferimi mund të bëhet në vitin e ardhshëm.
“Los Blancos” ishin të interesuar për yllin norvegjez edhe përpara se ai të transferohej te Manchester City nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2021, por vendosën të mos bënin ofertë zyrtare – transmeton Express.
Megjithatë, Real Madridi është ende duke konsideruar një lëvizje për Haalandin, i cili besohet se ka një klauzolë largimi prej 200 milionë euro nga “Etihad Stadium” në verën e vitit 2024.
Sipas “AS”, agjentja e 23-vjeçarit, Rafaela Pimenta, dëshiron të sigurojë që klienti i saj të mbetet në kontroll të fatit të tij.
Pimenta ka kërkuar të distancohet nga çdo ndryshim i menjëhershëm i klubit për Haaland, por besohet se ajo është e hapur ndaj mundësisë për të ndërmjetësuar një lëvizje drejt Madridit në të ardhmen.